Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në shkollën “Ali Sollaku” në Roskovec, bashkë me Znj. Majlinda Bufi dhe miqte e USAID dhe UNICEF për të diskutuar me komunitetin lokal, prindër, mësues dhe nxënës për rikonstruksionin e shkollës dhe permirësimet infrastrukturore që ata vetë mendojnë se janë
të nevojshme UNICEF i mbështetur nga USAID ka bashkëpunuar me 6 bashki për të vlerësuar infrastrukturën shkollore dhe shkolla “Ali Sollaku”, është një nga 22 shkollat që ka përfituar asistencë teknike për të zhvilluar një model të detajuar të rikonstruksionit duke i dhënë mundësi për të aplikuar për financim nga granti i Ministrisë së Arsimit. Mirënjohje për UNICEF dhe USAID për ndihmën që i japin komuniteteve tona për të rritur cilesinë e mësimdhënies dhe për të krijuar një udherrëfyes për punën që duhet bëre në mënyrë që të jesh në gjendje të gienerosh të ardhura nga programe të ndryshme.