Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

U zhvillua Forumi Ekonomik i Korridorit VIII –
“Ndërlidhja Strategjike dhe Rritja Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII”

Një forum i rëndësishëm që bashkoi përfaqësues të qeverive të vendeve të përfshira, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe komunitetit të biznesit, për të diskutuar projekte konkrete, investime dhe mekanizma financimi përgjatë këtij boshti strategjik lindje–perëndim.

Në Shqipëri, #Korridori8 prek drejtpërdrejt bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Librazhd dhe Pogradec, duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik lokal, rritje të investimeve, hapje të vendeve të punës dhe forcim të rolit të territoreve në zinxhirët rajonalë të vlerës.

Zhvillimi i këtij korridori forcon rolin e bashkive si aktorë aktivë të zhvillimit ekonomik dhe si partnerë në ndërtimin e një ekonomie më të integruar dhe konkurruese në rajon.