Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo ka bërë me dije miratimin e zonave të reja prioritare për bashkitë Pukë, Bulqizë dhe Lezhë, duke e çuar në pothuajse gjysmën e bashkive në vend numrin e atyre që kanë tashmë të miratuara zonat e zhvillimit. Gjatë fjalës së tij, Ministri theksoi se interesi i qytetarëve vijon të jetë në rritje, me rreth 500 aplikime të regjistruara në të gjithë territorin e vendit. “Paketa e Maleve” u vlerësua si një ndër instrumentet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik lokal, duke kontribuar në nxitjen e investimeve dhe krijimin e mundësive konkrete për komunitetet vendore .