Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

“Paketa e Maleve” – Një Hap i Ri për Zhvillimin e Zonave Malore!

Këshilli i Ministrave miratoi Projektligjin e “Paketës së Maleve”, një nismë historike për ekonominë malore, që synon mbështetje të posaçme me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me përgjegjshmëri të burimeve të natyrës, mbrojtjen e ekosistemit, vlerave territoriale dhe traditave. Kjo nismë ka theks të veçantë zgjerimin e hartës turistike dhe shfrytëzimin e potencialit gjithëstator të këtyre zonave në funksion të turizmit dhe aktiviteteve alpine, si një motor kryesor zhvillimi ekonomik.

Ky projektligj:

1. Lehtëson procedurat për pronësinë dhe ndërtimin në zonat malore;

2. Mbështet investimet me politika fiskale stimuluese e favorizuese;

3. Promovon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Paketa e Maleve” hap dyert për diversifikimin e ekonomisë dhe zhvillimin e këtyre zonave, duke inkurajuar edhe diasporën shqiptare që të rikthehet si investitor në tokat e të parëve.