Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në hapjen e Konferencës Vjetore të IAIS, organizatës botërore të mbikëqyrësve të sigurimeve. Për herë të parë, ky aktivitet i një rëndësie të veçantë zhvillohet në rajonin e Ballkanit, duke e pozicionuar Shqipërinë si një partner të besueshëm dhe aktiv në fushën e stabilitetit financiar, inovacionit dhe përmbushjes së standardeve ndërkombëtare të mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve. Ky moment përfaqëson një hap të rëndësishëm për vendin tonë drejt forcimit të bashkëpunimit global dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në zhvillimet e sektorit financiar ndërkombëtar.