Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Më datë 6 tetor 2025, në ambientet e hotelit “Xheko Imperial” në Tiranë, u zhvillua mbledhja e parë e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve (KVA) për Grantin e Bazuar në Performancë të Bashkive (GBP), e organizuar nga Sekretariati Teknik i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV). Mbledhja shënoi nisjen zyrtare të procesit të vlerësimit të treguesve për Grantin e Bazuar në Performancë.
Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Drejtorit të Përgjithshëm të Komanduar për Agjencine e Mbështetjet së Vetëqeverisjes Vendore z.Stiljan Llavdaniti, i cili theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi transparent, profesional dhe gjithëpërfshirës në vlerësimin e treguesve të GBP për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Gjatë mbledhjes u prezantua raporti mbi verifikimin paraprak të aplikimeve të paraqitura nga bashkitë dhe u diskutua metodologjia e vlerësimit sipas treguesve të përcaktuar në udhëzimin përkatës, që përfshijnë fushat e arsimit, shërbimeve sociale, integritetit, barazisë gjinore, menaxhimit financiar, menaxhimit të mbetjeve dhe mbarshtimit të pyjeve.
Në përmbyllje, Kryetari i KVA-së paraqiti konkluzionet e mbledhjes dhe propozoi zhvillimin e një takimi të dytë për finalizimin e vlerësimeve, në përputhje me kalendarin e përcaktuar.
Në vijim, Sekretariati Teknik do të publikojë në faqen zyrtare vendimet përkatëse të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, si dhe rezultatet paraprake të bashkive fituese sipas treguesve.

Procesverbal i vlerësimit paraprak lidhur me treguesit financiar dhe treguesin e SMP 2024 për GBP