Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të projektit “Bashki të Forta” – Faza 2, së bashku me znj. Sabine Piccard nga Ambasada e Zvicrës, z. Erik Illes nga Ambasada e Suedisë, përfaqësues të institucioneve qendrore, kryetarë bashkish, anëtarë të këshillave bashkiakë dhe partnerë ndërkombëtarë. Një takim i rëndësishëm për të vlerësuar rezultatet e arritura gjatë vitit 2025 dhe për të diskutuar drejtimet e mbështetjes në periudhën e ardhshme të konsolidimit, me fokus forcimin e qeverisjes vendore, përmirësimin e shërbimeve publike, transparencën, matjen e performancës së bashkive dhe fuqizimin e TALGA-s si mekanizëm kombëtar për ngritjen e kapaciteteve vendore. Mirënjohje për Qeverinë Zvicerane, Qeverinë Suedeze, HELVETAS dhe të gjithë partnerët që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të përbashkët për bashki më të forta, më efikase dhe më pranë qytetarëve .