Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ e zhvilluar në prani të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor , z. Ervin Demo, përfaqësuesve të qeverisë qendrore, pushtetit vendor dhe organizatave partnere, u trajtuan çështje me rëndësi për zhvillimin institucional dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Diskutimet u përqendruan në:

  • Policinë Bashkiake dhe mbështetjen ekonomike për familjarët e punonjëseve të Policisë së Shtetit;
  • Disa ndryshime mbi vendimin për  miratimin e strategjisë kombëtare të punësimit dhe aftësive 2023-2030, planit të veprimit për zbatimin e saj si dhe planit të zbatimit të garancisë rinore 2023-2024;
  • Miratimin e formatit tip të marrëveshjes që lidhet nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Investitorit për të drejtën e përdorimit të brigjeve të deteve, liqeneve, lumenjve si destinacione plazhi ;
  • Procedurat standarde të veprimit për angazhimin e diasporës në nivelin vendor.

Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme dialogu dhe koordinimi, duke theksuar vullnetin e përbashkët për të ndërtuar politika më efektive dhe më të qëndrueshme. Angazhimi i të gjitha palëve pjesëmarrëse dëshmon përkushtimin për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike dhe për të garantuar një qeverisje më të hapur, më gjithëpërfshirëse dhe më pranë qytetarëve.