Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ ku u dakordësuam bashkë me kolegët e qeverisë dhe të bashkive për disa vendime të rëndësishme siç është rritja e merituar e pagave për punonjësit zjarrëfikës si luftëtarët e vijës së parë në momentet e vështira të zjarreve vitet e fundit.

Shumë shpejt do të zhvillojmë një mbledhje tjetër ku do të diskutojmë për rritjen domethënëse të pagave për punonjësit e pushtetit vendor me qëllimin për të rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe afrimin e punonjësve të kualifikuar në administratat vendore.

Axhenda si më poshtë:

  • Prezantimi i projektvendimit “Për miratimin e strukturës dhe niveleve të pagave të punonjëseve mësimorë dhe punonjëseve jomësimorë, në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar”
  • Prezantimi i projektvendimit “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”
  • Prezantimi i projekturdhërit “Për disa ndryshime në Urdhrin nr.88, datë 25.10.2011 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Shërbimit Social Shtetëror, të ndryshuar”
  • Prezantimi i projektvendimit “Për disa ndryshime në Vendimin nr.336, datë 31.05.2006 “Për transferimin në pronësi, disa bashkive, të pronave, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, dhe për disa ndryshime në Vendimin nr.60, datë 1.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së inventarit të pronave shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror”
  • Prezantimi i projektvendimit “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendor të Sigurisë Publike dhe Këshillit Kombëtar për Sigurinë në Komunitet”
  • Prezantimi i projekturdhërit “Për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit  Teknik për Migracionin, dhe monitorimin e zbatimit te Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 dhe Planit të Veprimit të saj 2024-2026”

#Shqipëria2030

#KëshilliKonsultativ