Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, mori pjesë në mbledhjen e radhës së Këshillit Drejtues të TALGA-s, ku u diskutuan prioritetet strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të Akademisë dhe konsolidimin e saj institucional.

Gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishin zhvillimi i kurrikulave sektoriale, programeve të zhvillimit profesional për administratën dhe të zgjedhurit vendorë si dhe sigurimi i cilësisë dhe kuadri për angazhimin e ekspertëve dhe trajnerëve.

Përmes këtyre hapave, TALGA synon të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm dhe bashkëkohor të zhvillimit profesional, në mbështetje të bashkive dhe këshillave të qarqeve. Ky proces do të kontribuojë në forcimin e njësive të qeverisjes vendore dhe përgatitjen e tyre për përmbushjen e standardeve dhe sfidave të procesit të Integrimit Evropian.