Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, mori pjesë në mbledhjen e Grupit Ndërinstitucional për Kapitullin 22, ku u theksua angazhimi i plotë i institucioneve Shqiptare për procesin e Integrimit në Bashkimin Evropian. Në fjalën e tij, Ministri Demo vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, si dhe përgatitjen për zbatimin e politikave të kohezionit – element thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe forcimin e qeverisjes vendore. Ai nënvizoi se qytetarët mbeten në qendër të çdo reforme dhe vendimmarrjeje, ndërsa përmes punës së përbashkët, përgjegjësisë dhe përkushtimit institucional, Shqipëria do të arrijë të bëhet pjesë e familjes Evropiane, ashtu siç e meriton.