Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prezantoi në Kuvend projektligjin e ri “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, një hap i rëndësishëm drejt rregullimit ligjor të jetesës në pallate dhe ndërtesa kolektive. Ligji i ri synon t’i japë fund paqartësive mbi përdorimin e hapësirave të përbashkëta dhe të garantojë një menaxhim më transparent, të përgjegjshëm dhe efikas.

Ndër risitë kryesore të ligjit janë: krijimi i librit të bashkëpronësisë për çdo pallat, certifikimi i administratorëve me NIPT dhe lëshimi i faturave si tituj ekzekutivë, ndarja e fondeve sipas destinacionit (emergjenca, mirëmbajtje dhe përmirësime), si dhe fuqizimi i asamblesë së banorëve për vendimmarrjen mbi tarifat dhe investimet në pallat. Po ashtu, bashkitë marrin një rol aktiv përmes regjistrit të ndërtesave, inspektimeve dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, duke garantuar mbrojtjen e interesit publik dhe përmirësimin e jetës urbane.