Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Më 3 qershor 2025, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, përfaqësuar me Znj. Olta Caca, Drejtor Drejtorie të Statistikave dhe Performancës, mori pjesë në konferencën e rëndësishme të organizuar nga SIGMA – NALAS, në Budva, Mali i Zi, për ndërveprimin midis qeverisjes qëndrore dhe vendore: qeverisja shumë-nivelesh në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca mblodhi përfaqësues nga i gjithë rajoni për të diskutuar reformat në decentralizim, integrimin në BE, autonominë dhe përgjegjësitë e qeverisjes vendore, si dhe bashkëpunimin ndërbashkiak dhe financat lokale.

Diskutimet kryesore ishin:

· Raportet e Monitorimit të SIGMA-s 2024 mbi statusin e qeverisjes shumë-nivelesh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

· Prezantimi i raportit të fundit të NALAS mbi decentralizimin fiskal dhe financat lokale në Europën Juglindore, që ofroi një pasqyrë 10-vjeçare mbi reformat në këtë fushë.

· Prezantimi mbi sfidat dhe mundësitë e reformave fiskale në rajon, duke sjellë perspektivën e Shqipërisë dhe rëndësinë e transparencës dhe efikasitetit në financat lokale.

Konferenca theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndër-qeveritar, përdorimin e të dhënave për politikat publike dhe ndërtimin e bashkive të qëndrueshme dhe demokratike.