Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministër Shtetit Për Pushtetin Vendor, z. Arbjan Mazniku, mori pjesë në Konferencën e Ambasadorëve ku diskutuan mundësitë që Shqipëria dhe Pushteti vendor të rrisë zhvillimin turistik dhe bujqësor.Nga turizmi malor, kulturor e gastronomik, deri tek produktet cilësore “Made in Albania”, duke qenë se vendi ka pasuri të shumta për t’u promovuar në tregjet ndërkombëtare.
Në diskutimet sesi integrimit në Bashkimin Evropian mund të ndihmojë Njësitë e Vetëqeverisjes Vendor, u nënvizua se është momenti për të rritur prezencën ekonomike jashtë kufijve, nëpërmjet rrjetit diplomatik, duke nxitur investimet dhe duke prezantuar mundësitë që ofrojnë zonat përtej Tiranës dhe rivierës. Turizmi, bujqësia dhe produktet vendase u cilësuan si kartëvizita e re ekonomike e Shqipërisë.