Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në konferencën ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, një ngjarje e rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e teknologjisë në administratën publike, Shqipëria, tashmë një lider në fushën e teknologjisë, mikpriti përfaqësues të vendeve të rajonit. Ky takim ka shënuar një moment të rëndësishëm për të diskutuar dhe forcuar bashkëpunimin në drejtim të avancimit të revolucionit digjital, i cili është thelbësor për modernizimin e shërbimeve publike dhe për përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

Në kuadër të këtij angazhimi, Shqipëria ka nënvizuar rëndësinë e nisjes së procesit të digjitalizimit të shërbimeve vendore që në vitin 2024. Ky proces ka për qëllim transformimin e administratës vendore përmes përdorimit të teknologjive digjitale, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më efikase, më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët dhe komunitetet. Digjitalizimi i shërbimeve publike është një hap i rëndësishëm drejt një administrate më të hapur, transparente dhe më të aksesueshme, e cila do të mundësojë një qeverisje më të mirë dhe më të përqendruar tek qytetarët. Kjo iniciativë do të kontribuoni në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në forcimin e marrëdhënieve mes pushtetit vendor dhe qytetarëve, duke ofruar shërbime që janë të përshtatshme për nevojat e kohës moderne.