Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në Komisionin e Posaçëm, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, prezantoi një analizë mbi ecurinë e Reformës Administrativo-Territoriale të vitit 2014, duke vlerësuar arritjet e deritanishme dhe sfidat aktuale të pushtetit vendor.
Ky proces shënon nisjen e një konsultimi të gjerë në të gjithë vendin, me synimin për të ndërtuar një reformë moderne, të përafruar me standardet europiane dhe me nevojat e reja të zhvillimit lokal. Qëllimi mbetet i qartë: bashki më efikase, shërbime më cilësore dhe zhvillim i qëndrueshëm për çdo komunitet .