Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ u zhvillua një diskutim me përfaqësuesit e Pushtetit Vendor mbi nismat e fundit të qeverisë dhe impaktin e tyre në ekonominë vendore dhe cilësinë e shërbimeve të bashkive. Diskutimet u zhvilluan nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo.
Gjatë mbledhjes, u dakordësua mbi rregulloren në dy drejtime kyçe: përcaktimin e kritereve për ushtrimin e veprimtarisë në stacionet e plazheve dhe vendosjen e standardeve më të mira për shërbimet në fushën pyjore, me synim përmirësimin e menaxhimit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Po ashtu, u miratua Plani i Ri Kombëtar dhe përafrimin me standardet evropiane në fushën e klimës dhe energjisë, në kuadër të vizionit strategjik Shqipëria 2030.