Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Shqipëria u prezantua si një shembull inovativ në përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në funksion të Integrimit Evropian dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

Me pjesëmarrje të Ministri të Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Arbjan Mazniku, në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, të organizuar nga Banka Botërore, u prezantua përvoja Shqiptare në përdorimin e AI të bashkëpunim me OpenAI, për të përshpejtuar procesin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës publike, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe ofrimin e shërbimeve më të afërta dhe më të aksesueshme për qytetarët.