Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në eventin ReLOaD3, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor z. Ervin Demo theksoi rëndësinë e forcimit të qeverisjes vendore përmes transparencës, përfshirjes dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile, si një hap të domosdoshëm drejt përmirësimit të shërbimeve dhe zhvillimit lokal.
Ky aktivitet zhvillohet në një moment kyç për vendin, në sfondin e Integrimit në Bashkimin Evropian dhe përgatitjeve për reformën territoriale, që synon të adresojë sfidat strukturore dhe të krijojë një model më efikas për dekadat e ardhshme.
Ministri falenderon Delegacionin e BE-së, UNDP-në dhe bashkitë pjesëmarrëse për mbështetjen dhe kontributin e tyre në këtë proces.