Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, mori pjesë në Mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Përbashkët Qeveri e Shqipërisë – Kombe të Bashkuara, ku u prezantua bilanci i bashkëpunimit për periudhën 2022–2026 dhe u hodhën bazat për hartimin e Kuadrit të Ri të Bashkëpunimit për vitet 2027–2031.
Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e partneritetit me Organizatat e Kombeve të Bashkuara, si një faktor kyç për forcimin e kapaciteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe nxitjen e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet e qeverisjes, nga niveli qendror deri në çdo territor të vendit.