Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Zvicrës, znj. Ruth Huber, dhe znj. Sabine Piccard, përfaqësuese e programit Helvetas. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm me partnerët Zviceranë në mbështetje të reformës së decentralizimit dhe forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor. Palët ndanë angazhimin për të vijuar punën drejt përmirësimit të shërbimeve publike, rritjes së autonomisë financiare të bashkive dhe transparencës në qeverisjen vendore. Ky takim përforcon partneritetin e qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Zvicrës në zhvillimin e politikave efektive dhe gjithëpërfshirëse për qeverisjen lokale.