Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo sëbashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, znj. Albana Koçiu dhe Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu dhe Prefektet, morën pjesë në takimin për koordinimin e inventarizimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit, me qëllim garantimin e mbështetjes së menjëhershme për çdo qytetar të prekur.

U theksua se, në këtë periudhë të vështirësive të shkaktuara nga kushtet e motit, pushteti vendor ka një rol kyç në menaxhimin e situatave të emergjencës. Në këtë kuadër, po u jepet bashkive më shumë fleksibilitet financiar dhe po forcohen kapacitetet e tyre operacionale, në mënyrë që reagimi në territor të jetë më i shpejtë, më profesional dhe pa barriera burokratike.