Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo dhe përfaqësues të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, z. Stiljan Llavdaniti dhe znj.Olta Caca morën pjesë në workshop-in për digjitalizimi e shërbimeve vendore GovTech.
Gjatë Workshop-it u theksua se bashkitë janë aktorë qendrorë të këtij procesi, jo thjesht përdoruese të teknologjisë, por kontribuese aktive në transformimin digjital të administratës publike. Qëllimi është standardizimi i shërbimeve, garantimi i aksesit të barabartë për të gjithë qytetarët dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore në nivel vendor, si pjesë integrale e reformës së qeverisjes publike dhe qasjes GovTech.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe AMVV do të udhëheqin këtë proces në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet partnere, duke siguruar koordinim, qëndrueshmëri dhe zbatim efektiv të reformave në nivel vendor.