Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Pas diskutimeve më kryetarët e Bashkive mbi problematikat e ndryshme që ata hasin për administrimin e qytetit, e kemi shtrirë Dialogun Vendor edhe me Administratorët e Njësive Bashkiake.

Dëgjuam mendimet e Administratorëve të Njësive të Bashkisë së Vlorës dhe do ta vijojmë konsultimin edhe në Bashki të tjera të vendit.

Më vjen mirë për përkushtimin e secilit prej tyre për të zgjidhur çdo shqetësim dhe problem të banorëve të zonave që administrojnë dhe do të kenë ndihmën e qeverisë qoftë me ekspertizë por edhe me ndryshimet që duhen për t’i lehtësuar dhe për ta bërë më efiçent funksionimin e pushtetit vendor.