Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Pas diskutimeve me kryetarët e bashkive mbi problematikat që hasin për administrimin e qytetit, “Dialogu Vendor” është shtrirë edhe me Administratorët e Njësive Bashkiake ku u dëgjuan sygjerimet e tyre për zgjidhjen e problematikave për ta bërë më efiçent funksionimin e pushtetit vendor duke përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Gjatë takimit për “Dialogun Vendor” në bashkinë e Vlorës, z.Mazniku vizitoi një kampus ku përqëndrohen të gjitha shkollat profesionale e cila është zgjidhja e duhur për të garantuar paketën e plotë të edukimit të profesionistëve të rinj duke garantuar kushtet më të mira të mundshme për trajnimin e tyre dhe për t’i bërë gati për tregun turistik .