Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri Demo prezanton Buxhetin Vendor 2026 në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes. Sot, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, prezantoi Buxhetin Vendor për vitin 2026, duke theksuar progresin e qëndrueshëm të financave vendore dhe mbështetjen e fortë të qeverisë për pushtetin vendor. Në buxhetin e vitit 2026: Transferta e qeverisë për pushtetin vendor rritet me 6.2%, duke garantuar burime më të mëdha financiare për Bashkitë. Bashkitë kanë përmirësuar disiplinën financiare, duke rritur me 8% të ardhurat nga taksat vendore, çka përkthehet në mbi 1 miliardë euro buxhet të vënë në dispozicion të tyre për zhvillim dhe shërbime. Bugetit vendor do t’i shtohen edhe 200 milion euro nga programet sektoriale dhe investimet e ministrive të linjës, duke e çuar totalin në 1.2 miliardë euro. Ky buxhet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të autonomisë vendore, rritjes së kapaciteteve financiare të Bashkive dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. Ai dëshmon gjithashtu mbështetjen e palëkundur të qeverisë për zhvillimin dhe fuqizimin e pushtetit vendor. 🤝