Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor z.Ervin Demo thekson se, në një seancë maratonë, Kuvendi miratoi në tërësi Buxhetin për vitin 2026, më të madhin në historinë e Shqipërisë, së bashku me paketën fiskale. Ky buxhet shënon një hap të rëndësishëm në garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe në përforcimin e kapaciteteve zhvillimore të vendit.
Sipas  z.Demo, vendimi strategjik synon të nxisë zhvillimin ekonomik, të forcojë investimet publike dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Përmes këtij buxheti, prioritet vendoset tek fuqizimi i Qeverisjes Vendore dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.
Ky miratim tregon angazhimin e qeverisë për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, duke mbështetur iniciativat që rrisin efikasitetin dhe transparencën në menaxhimin e fondeve publike dhe duke hapur rrugën për zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit.