Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

U zhvillua takimi i parë i këtij viti me praninë e Kryeministrit, Ministrit për Pushtetin Vendor dhe kryetarëve të bashkive. Gjatë këtij aktiviteti u ritheksua qasja e partneritetit mes qeverisë qendrore dhe bashkive, duke vënë theksin te roli i bashkive si motor i zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe aktorë kyç në zhvillimin e turizmit 12-mujor dhe në forcimin e shërbimeve për qytetarët në territor.

U theksua se zhvillimi duhet të prekë çdo cep të vendit, nga zonat rurale deri te ato malore. Në këtë kuadër, Paketa e Maleve u vlerësua si një instrument i rëndësishëm që synon kthimin e investimeve dhe potencialit natyror në ekonominë lokale. Bashkitë u evidentuan si faktorë kyç në zbatimin e këtij procesi dhe në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm në të gjithë territorin.