Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo mori pjesë në mbledhjen me anëtarët e grupit të punës për zgjerimin të Këshillit të Bashkimit Evropian (COELA) të zhvilluar në Tiranë, në kuadër të një misioni faktmbledhës mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së u takuan me institucionet kryesore Shqiptare, me qëllim vlerësimin e progresit të bërë në kuadër të reformave kyçe dhe diskutimin e hapave të mëtejshëm në procesin e Integrimit Evropian.

Vizita përbën një tjetër dëshmi të qartë të përkushtimit të Shqipërisë për të avancuar me vendosmëri drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.