Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Akademia e Pushtetit Vendor ka nisur zyrtarisht aktivitetin e saj me mbledhjen e parë konstitutive të bordit drejtues me pjesëmarrje të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, ku u zgjodhën bashkëkryetarët znj.Emirjana Sako dhe z.Aldrin Dalipi.
Gjatë 4 viteve të ardhshme, Akademia do të trajnojë mbi 35 mijë punonjës të bashkive, duke synuar:

    • Rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve,
    • Përgatitjen për standardet Evropiane,
    • Zhvillimin e kapaciteteve të pushtetit lokal për të përfituar fonde nga partnerët Evropianë.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një administrate vendore më efikase, profesionale dhe transparente.