Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Akademia e Pushtetit Vendor është struktura që do të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve të NjVV-ve , përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e përgatitjes për integrimin evropian të vendit.
Në mbledhjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës u vendosën themelet e krijimit të kësaj strukture dhe objektivat ambiciozë të saj. Akademia synon të trajnojë rreth 26,097 punonjës të pushtetit vendor në tre vitet e para dhe 37,382 në 4 vite .
Integrimi I BE do të thotë zbatimi i 70% të legjislacionit në nivel vendor, do të thotë më shumë programe ku mund të përfitojnë fonde dhe do të thotë një nivel më i lartë i shërbimit për qztetarët
Akademia e pushtetit vendor do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të pushtetit vendor dhe një ekonomi më të mirë të territorit.