Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, bëri të ditur se për vitin 2026 pushteti vendor do të mbështetet me një buxhet historik prej 1.2 miliard euro i cili është niveli më i lartë i financimit i akorduar ndonjëherë për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Ky vendim pasqyron angazhimin e qeverisë për forcimin e rolit të bashkive dhe rritjen e kapaciteteve të tyre në ofrimin e shërbimeve publike, përmirësimin e infrastrukturës vendore dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në komunitete.

Ministri Demo theksoi se ky buxhet është një mundësi e re për rritjen e investimeve vendore, për të garantuar më shumë efikasitet, transparencë dhe rezultate konkrete në dobi të qytetarëve. Mbështetja e pushtetit vendor mbetet një nga prioritetet kyçe, duke synuar një qeverisje vendore më të fortë, më moderne dhe më afër nevojave të komuniteteve.