Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo bashkë me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive nga e gjithë Shqipëria, përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë, si edhe ekspertëve të fushës së qeverisjes vendore, morën pjesë në konferencën e dedikuar forcimit të Vetëqeverisjes Vendore si një nga shtyllat kryesore të rrugës së vendit drejt Integrimit Evropian.

Në prag të hapjes së Kapitullit 22 të negociatave, “Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore”, konferenca u fokusua në një sërë çështjesh me rëndësi të veçantë, përfshirë:

  • Zbatimin dhe promovimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore;

  • Forcimin e financave vendore dhe rritjen e autonomisë fiskale të bashkive;

  • Rolin strategjik të njësive të vetëqeverisjes vendore në zhvillimin territorial dhe në rritjen e kapaciteteve për thithjen dhe përdorimin efektiv të fondeve të Bashkimit Evropian.

Fuqizimi i bashkive dhe harmonizimi i praktikave të qeverisjes vendore me standardet më të mira evropiane përbëjnë një hap të rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në përparimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.