Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Më 23 Korrik 2025, në vazhdën e progresit të pandalshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) ka ftuar Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për Grupkapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Ky vendim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e negociatave të anëtarësimit dhe dëshmon vullnetin e palëkundur të Shqipërisë për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian.