Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të përmirësimit të aksesit në shërbimet publike digjitale dhe të mbështetjes për qytetarët në përdorimin e platformës e-Albania, çdo individ që has vështirësi teknike apo praktike në përdorimin e kësaj platforme mund të drejtohet pranë zyrave të bashkive ose njësive administrative të vendbanimit të tij.

Zyrat e shërbimit të ofrojnë asistencë të specializuar, të shpejtë dhe plotësisht falas, për të ndihmuar qytetarët të aplikojnë dhe të përfitojnë pa pengesa nga shërbimet elektronike që ofrohen përmes portalit shtetëror. Kjo nismë synon të garantojë që të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës, nivelit të njohurive digjitale apo mundësive teknologjike, të kenë akses të barabartë në shërbimet publike.

Nëpërmjet kësaj mbështetjeje të drejtpërdrejtë, synohet që procesi i digjitalizimit të mos përjashtojë askënd dhe të mundësojë një qasje më të lehtë, më të sigurt dhe më të besueshme për çdo qytetar në raport me administratën publike.