Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Arbjan Mazniku dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore zhvilluan takimin mbi përgatitjet e Shqipërisë për Kapitullin 22, me përfaqësuesin e lartë të Komisionit Evropian për Politikat Urbane dhe Rajonale, Z. Gilles Kittel.

Ky kapitull lidhet me zhvillimin rajonal dhe fondet e kohezionit. Gjatë këtij takimi u vlerësuan reformat institucionale të ndërmarra deri më tani, të cilat, së bashku me rritjen e kapaciteteve administrative dhe përfshirjen e pushtetit vendor në proceset vendimmarrëse, po garantojnë një qeverisje më efektive, më transparente dhe më të afërt me qytetarët.

Këto përpjekje do të mundësojnë rritjen e investimeve në nivel lokal dhe po e afrojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.