Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Vendimi nr.244 datë 17.4.2024 “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore”

Këshilli Konsultativ është forumi kryesor konsultues midis qeverisë qendrore dhe qeverisjes vendore, me qëllim institucionalizimin e procesit të konsultimit midis dy niveleve të qeverisjes, për projektligjet, projektvendimet e Këshillit të Ministrave, projekt-politikat dhe projekt-strategjitë që rregullojnë ose kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ushtrimin e të drejtave dhe e detyrimeve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore. Krijimi i tij u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave, më 21 dhjetor 2016. Me këtë vendim, për herë të parë në Shqipëri, qeverisja qendrore do të niste konsultimin e institucionalizuar me përfaqësues të vetëqeverisjes vendore në lidhje me decentralizimin, financat vendore dhe funksionet e bashkive. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore kryen funksione ndihmëse dhe administrative në rolin e Sekretariatit Teknik. Roli i AMVV-së si Sekretariat Teknik i Këshillit Konsultativ realizohet sipas përcaktimit dhe detyrave të ngarkuara ne VKM. nr. 244, datë 17.04.2024.

Anëtarët e Këshillit Konsultativ

Kontakt: keshilli.konsultativ@amvv.gov.al