Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

 

Roli i AMVV-së në Integrimin Evropian

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, si një hallkë e ndërmjetme midis pushtetit qendror dhe atij vendor, ka një rol të rëndësishëm në fuqizimin e bashkive si partner në politikëbërje dhe në rritjen e kapaciteteve të tyre për përthithjen dhe menaxhimin e fondeve të BE-së, për zhvillimin rajonal, si dhe fondeve të donatorëve të tjerë që kontribuojnë drejt përgatitjes së Shqipërisë për të qenë një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Për këtë qëllim, AMVV bashkëpunon me drejtuesit e bashkisë, me këshillat bashkiakë dhe me Njësitë e Integrimit Evropian, të cilat tashmë janë pjesë e strukturës organike të secilës bashki. Fuqizimi i këtyre të fundit, nëpërmjet trajnimeve dhe projekteve të posaçme, është një pjesë e rëndësishme e punës së AMVV-së.


Vendimi nr.450 datë 26.7.2018 “Për bashkërendimin dhe koordinimin e procesit të Integrimit Evropian ndërmjet qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore”


Kontakte të njësive të integrimit në 61 bashki