Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Roli i AMVV-së në Integrimin Europian

Pushteti lokal ka një rol të rëndësishëm në proçesin e Integrimit Europian si përfitues dhe implementues i projekteve të BE-së për Zhvillimin Rajonal në fushën e kompetencave lokale, si infrastruktura lokale, shërbimet sociale, menaxhimi i mbetjeve, financat lokale, etj. Për të përmbushur, nga njëra anë, rolin e tyre si aktorë në hartimin dhe zhvillimin e politikave rajonale dhe lokale, dhe nga ana tjetër si zbatuese të projekteve të cilat realizojnë këto politika, bashkitë duhet të kenë kapacitete administrative dhe institucionale të nivelit të lartë.

Në këtë aspekt, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, si një hallkë e ndërmjetme midis pushtetit qendror dhe atij vendor, ka një rol të rëndësishëm në fuqizimin e bashkive si partner në politikëbërje dhe në rritjen e kapaciteteve të tyre në përthithjen dhe menaxhimin e fondeve të BE-së për zhvillimin rajonal, si dhe fondeve të donatorëve të tjerë që kontribuojnë drejt përgatitjes së Shqipërisë për të qenë një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Për këtë qëllim, AMVV bashkëpunon me drejtuesit e bashkisë, me këshillat bashkiakë dhe me Njësitë e Integrimit Europian, të cilat tashmë janë pjesë e strukturës organike të secilës bashki. Fuqizimi i këtyre të fundit, nëpërmjet trajnimeve dhe projekteve të posaçme, është një pjesë e rëndësishme e punës së AMVV-së.


I.Vendimi nr.450 date 26.7.2018 per bashkerendimin dhe koordinimin e procesit te integrimit evropian ndermjet qeverisjes II.qendrore dhe njesive te veteqeverisjes vendore


Kontakte të njësive të integrimit në 61 bashki