Procesi i konsultimit të draftit të SKNDQV 2023-2030 në Bashkinë Tiranë
Vijon procesi i konsultimeve të draftit të Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 -2030 me përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Kjo Strategji krijon mundësi për të parë përtej strukturave dhe roleve fikse, për të hartuar një sistem të Vetëqeverisjes Vendore pēr të rritur pjesëmarrjen, transparencën dhe llogaridhënien si dhe përmirësimin e cilësisë në ofrimin e shërbimeve.
Në këtë kuadër #AMVV ka organizuar takimin e radhës me njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut Tiranë, Durrës dhe Diber me pjesëmarrjen e Z.Agron Malaj Kryetar i Bashkisë Mat, Z.Ilmi Hoxha Kryetar i Bashkisë Klos, Z.Edison Memolla Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Znj. Adelina Farrici Drejtoreshë Egzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, Znj, Emirlanda Cela Kryetare e Këshillit Bashkiak Vorë, Znj.Valentina Haliti Kryetare e Qarkut Dibër, Znj.Denisa Basha Drejtore e Kabinetit Dibër si dhe përfaqësues nga Bashkia Shijak dhe Bulqizë