Planet e Integritetit

Informacion mbi ecurinë e hartimit, miratimit dhe monitorimit të Planeve të Integritetit në Njësitë e Vëtëqeverisjes Vendore.

Integriteti institucional dhe lufta kundër korrupsionit, janë një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare. Miratimi i politikave kundër korrupsionit në nivelin e qeverisjes vendore, është jetësuar nëpërmjet koordinimit dhe zbatimit të nismave anti-korrupsion të parashikuara në Vendimin nr.247, datë 20.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2015-2023” (SNKK), dhe Planit të Veprimit 2020-2023, i cili në përmbushje të objektivave parashikon si masë, hartimin dhe miratimin e Planit të Integritetit për do institucion publik në vend. Kjo vjen në linjë edhe me rekomandimet e Komisionit Evropia për Shqipërinë në kuadër të procesit të Integrimit Evropian, ku një nga rekomandimet e dhëna është zbatimi i dokumentit të SNKK.

Njëkohësisht miratimi i planeve të Integritetit nga bashkitë dhe procesi i monitorimit të tyre, objektivi specifik (objektivi A11) i SNKK, lidhet me qëllimin politik 5, te   Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023-2030 (SNDQV) “ Forcimi i demokracisë vendore dhe përparimi i agjendës së integrimit evropian në nivel vendor”, objektivi spaecifik 5.2: “Nxitja e politikave kundër korrupsionit në nivel vendor dhe konsolidimi i mëtejshëm i arritjeve mbi integritetin”. miratuar me VKM nr.252, da 21.04.2023.

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) në kuadër të funksioneve të saj për realizimin e objektivave të Qeverisë Shqiptare për garantimin e qeverisjes së mirë,  merr pjesë në  procesin hartimit, monitorimit dhe zbatimit të planeve të integritetit në nivel bashkie. Në këtë kuadër, AMVV, ka marrë pjesë në procesin e hartimit dhe konsultimit të këtyre planeve, duke u mbështetur nga ana teknike dhe metodologjike nga projekti STAR, i bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare. Deri më tani, janë hartuar dhe miratuar 23 Plane Integriteti, përkatësisht në bashkitë Elbasan, Gjirokastër, Mat, Patos, Mallakastër, Durrës, Belsh, Përmet, Pogradec, Bulqizë, Berat, Tiranë, Lezhë, Kukës, Pukë, Kavajë, Himarë, Maliq,Shijak, Has, Roskovec, Librazhd, Lushnje.

Aktualisht AMVV, në zbatim të VKM nr.227, datë 9.4.2024, në vijimësi të rolit të saj koordinues me Njësitë e vetëqeverisjes Vendore, si dhe në zbatim të planit të punës së Ministrisë për vitin 2024, ndodhet në përfundim të procesit të hartimit të Planeve të Integritetit në bashkitë, Fushë Arrëz, Libohovë, Prrenjas Shkodër dhe Vlorë, me mbështetjen teknike dhe metodologjike të projektit STAR 3. Njëkohësisht është në proces, hartimi i  raportit të monitorimit të zbatimit të planeve të integritetit në bashkitë, Bulqizë, Himarë,Pogradec, Kukës, Maliq Shijak Tiranë, Durrës, Belsh dhe Lezhë, për vitin 2023, duke u bazuar në metodologjinë e monitorimit të planit të integritetit për institucionet e qeverisjes qendrore, miratuar me Urdhër nr. 553, datë 30.09.202, të Ministrit të Drejtësisë.