Statistika dhe të dhëna

Sektori i Statistikës është pjesë e Drejtorisë së Performancës dhe Qeverisjes së Mirë. Ky sektor ka si detyrë primare administrimin e sistemeve të ndryshme të cilat janë në funksion të punës dhe veprimtarisë së Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore si dhe menaxhimin e të dhënave të cilat lidhen me pushtetin vendor. Puna kërkimore për mbledhjen e të dhënave, vizualizimi i tyre, identifikimi i trendeve dhe implementimi i tyre në sisteme për të ndihmuar pushtetin qendror dhe vetëqeverisjen vendore në koordinimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që evidentohen nga analizimi i të dhënave. Gjithashtu dhënien e mbështetjes lidhur me avancimin e axhendës së dixhitalizimit të shërbimeve të pushtetit vendor dhe nxjerrjen e rezultateve për nevojat që bashkitë kanë në fushën e TIK së bashku me partnerë dhe bashkëpuntorë.