Procesi i konsultimit të draftit të SKNDQV 2023-2030 në Bashkinë Elbasan
Vijon procesi i konsultimeve të draftit të Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 -2030 me përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Kjo Strategji krijon mundësi për të parë përtej strukturave dhe roleve fikse, për të hartuar një sistem të Vetëqeverisjes Vendore pēr të rritur pjesëmarrjen, transparencën dhe llogaridhënien si dhe përmirësimin e cilësisë në ofrimin e shërbimeve.
Në këtë kuadër #AMVV ka organizuar takimin e radhës me njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut Elbasan dhe Korçë me pjesëmarrjen e Znj.Ana Verushi Kryetare e Këshillit të Qarkut Korçë, Z.Erion Isai Kryetar i Bashkisë Kolonjë, Znj.Aurora Bylykbashi Nënkryetare e Bashkisë Elbasan.