Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Urdher nr.6 date 12.1.2024 per ngritjen e grupit nderinstitucional te punes per zhvillimin e kapaciteteve te zyrtareve dhe te zgjedhurve vendore

Misioni i Akademisë së Pushtetit Vendor është të jetë katalizatori kryesor në transformimin e qeverisjes vendore në Shqipëri. Përmes fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore, ne synojmë të rrisim efikasitetin dhe efektivitetin e njësive të vetëqeverisjes vendore duke zhvilluar aftësitë e nëpunësve publik dhe të zgjedhurve vendorë.

Akademia do të ofrojë trajnime të avancuara dhe mbështetje të vazhdueshme, me qëllim krijimin e një administrate të përkushtuar dhe të aftë për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët, duke ndërtuar një qeverisje moderne, transparente dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë kontekst, me nismën e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Urdhrin e Kryeministrit, është ngritur Grupi Ndërinstitucional i Punës, i cili po udhëheq përpjekjet për krijimin e Akademisë si një institucion i dedikuar për trajnimin dhe zhvillimin e nëpunësve publik dhe të zgjedhurve vendorë.

Për të mbështetur këtë vizion, AMVV ka ngritur Drejtorinë e Trajnimeve dhe Fuqizimit të Kapaciteteve. Kjo drejtori është përgjegjëse për koordinimin dhe zhvillimin e trajnimeve në nivel vendor, deri në krijimin e plotë të Akademisë.