Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Trajnim Rajonal”Funksioni i Shërbimit të Taksapaguesve, transparenca në llogaritje e mbledhjen e detyrimeve vendore; Menaxhimi i Ankesave/Apelimi Administrativ në nivel vendor”

Në kuadër të objektivit strategjik për fuqizimin e financave vendore si një shtylle e rëndësishme e agjendës së decentralizimit, gjatë muajit Tetor 2024 do të zhvillohet një cikël trajnimesh rajonale me temë : “Funksioni i Shërbimit të Taksapaguesve, transparenca në llogaritje e mbledhjen e detyrimeve vendore; Menaxhimi i Ankesave/Apelimi Administrativ në nivel vendor”.Këto trajnime që zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Administratës Publike (ASPA) dhe Projektin “ Financat Vendore” i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, synojnë përmirësimin e kapaciteteve teknike të zyrtarëve vendore dhe aftësimin e tyre në hartimin, rishikimin dhe zbatimin e rregulloreve dhe akteve të tjera bashkiake në menaxhimin e shërbimit të taksapaguesve dhe menaxhimin e ankesave/ apelimit administrativ të detyrimeve.