Hartimi i Praktikave të Mira është një instrument që mundëson shkëmbimin e informacionit nga bashkitë mbi shembuj të suksesshëm në ekzekutimin e funksioneve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe ofrimin e shërbimeve publike. Praktikat e mira mund të jenë në formë raporti ose udhëzuesi të hollësishëm që dokumentojnë strategjitë, politikat, procedurat dhe aktivitetet e suksesshme të zbatuara nga bashkitë. Këto dokumente ofrojnë njohuri të detajuara mbi zgjidhjen e problematikave dhe përmirësimin e shërbimeve, duke shërbyer si pikë referimi për bashkitë e tjera të cilat kanë sfida të ngjashme. Ky instrument për qeverisjen e mirë, është integruar në programet për vetëqeverisjen vendore, si dhe në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023-2030 (SNDQV).