Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të programit EU4Schools, një ndër programet më të rëndësishme të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019. Përmes financimit të Bashkimit Evropian dhe zbatimit nga UNDP, programi mundësoi rindërtimin dhe rehabilitimin e 63 shkollave dhe kopshteve në bashkitë e prekura, duke forcuar infrastrukturën arsimore dhe duke krijuar ambiente më të sigurta për fëmijët. Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e investimeve në arsim, si dhe roli thelbësor i bashkive në administrimin dhe mirëmbajtjen e këtyre aseteve publike në shërbim të komuniteteve .