Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, mori pjesë në dëgjesën e hapur publike të zhvilluar në Berat në kuadër të procesit të konsultimit për reformën e re administrativo-territoriale. Takimi shërbeu si një hapësirë e rëndësishme dialogu me qytetarët, përfaqësuesit e pushtetit vendor, ekspertët dhe grupet e interesit, për të diskutuar mbi nevojat dhe prioritetet që duhet të adresojë reforma. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e ndërtimit të një organizimi më funksional të pushtetit vendor, që respekton identitetin dhe veçoritë e çdo komuniteti, ndërsa synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, forcimin e kompetencave të bashkive dhe rritjen e rolit të qeverisjes vendore në zhvillimin e territorit. Ky proces konsultimi synon të kontribuojë në krijimin e një pushteti vendor më të fortë, më efikas dhe më pranë qytetarëve .