Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Takimet në terren për Grantin e Bazuar në Performancë (GBP) 2026 dhe monitorimin e Planeve të Integritetit vijuan në një sërë bashkish të vendit, me pjesëmarrjen e stafit të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Gjatë vizitave në bashkitë Fushë Arrëz, Pukë, Poliçan, Berat, Patos, Peqin, Roskovec, Lushnjë, Divjakë, Elbasan, Gramsh, Libohovë, Përmet, Dropull, Shijak, Vorë, Tropojë, Kukës, Has, Dibër, Klos, Sarandë, Finiq, Konispol, Vlorë, Himarë, Pogradec, Prrenjas, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Kurbin, Tiranë, Kavajë dhe Malësi e Madhe, u zhvilluan takime me strukturat përgjegjëse për raportimin institucional si integriteti, performanca, financa etj.
Në fokus të diskutimeve ishte monitorimi i masave të Planeve të Integritetit për vitin 2025, dokumentimi dhe standardizimi i raportimit, si dhe prezantimi i komponentëve kryesorë të mekanizmit të Grantit të Bazuar në Performancë për vitin 2026.
Përfaqësuesit e AMVV-së theksuan rëndësinë e rezultateve konkrete, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe domosdoshmërinë që masat e raportuara të mbështeten me dokumentacion provues dhe evidenca të qarta.
Këto takime evidentuan angazhimin e bashkive për forcimin e integritetit institucional, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e performancës në nivel vendor .