Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, priti në një takim Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov, ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Forumin Urban Botëror (WUF13), që do të zhvillohet në Baku. Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij forumi si një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e politikave të qëndrueshme në fushën e zhvillimit urban. Pjesëmarrja e Shqipërisë në WUF13 vlerësohet si një mundësi për të forcuar rolin e pushtetit vendor dhe për të rritur kontributin e vendit në adresimin e sfidave globale që lidhen me strehimin, planifikimin urban dhe ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme.
Takimi shërbeu gjithashtu për të rikonfirmuar angazhimin për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe fuqizimin e qeverisjes vendore .